Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Diskrepanca e madhe mes pagave në sektorin publik dhe sektorit privat dita ditës po thellohet dhe po paraqet një mos barazi edhe më të madhe për të punësuarit në këto sektore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2020 del se paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2020 ishte 466€, përderisa paga mesatare bruto në sektorin privat, për vitin 2020 ishte 380 €, paga mesatare bruto në sektorin publik ishte 624 €, ndërsa tek ndërmarrjet publike paga mesatare bruto ishte 769 €.

Oda e Afarizmit të Kosovës shpreh shqetësimin e saj për këtë diskrepancë të krijuar ndër vite mes pagave të sektorit publik dhe atij privat.

Sektori publik edhe më tutje po vazhdon të favorizohet në paga, edhe pse ata paguhen nga tatimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke vënë kështu, të punësuarit në sektorin privat në një pozitë më pak të favorshme krahasuar me ata të sektorit publik.

Mes dy sektorëve, ekziston një konkurrencë dhe ndikim reciprok, duke bërë që të punësuarit profesional të jenë më të tërhequr për të punuar në sektorin publik. E që në fakt duhet të bëhet e kundërta, sektori publik është i stërmbushur dhe të rinjët duhet të orientohen drejt sektorit privat, duket ofruar kështu më shumë mundësi për ngritje dhe zhvillim.

Oda e Afarizmit të Kosovës si përfaqësuese e qindra bizneseve vendore, kërkon që prioritet i vendit tonë të jetë mirëqenia e tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe rritja e punësimit, e jo vetëm mirëqenia e atyre që janë të punësuar në shtet.

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...