Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Objektet personale që nuk duhet t’i ndani kurrë me askënd

Mund të jeni mësuar të shkëmbeni gjithçka me shoqet tuaja të ngushta, por disa gjëra është kategorikisht e ndaluar të përdoren prej tyre. Jo sepse ju nuk keni besim tek shoqet tuaja apo pastërtia e tyre. Thjesht, të gjitha duhet të mirëkuptojnë që këto gjëra janë jashtë listës së shkëmbimeve.

Higjiena është një nga gjërat më të rëndësishme apo jo? Lista e mëposhte, rendit disa gjëra të cilat nuk është aspak higjienike t’i përdorin më shumë se një person.

1.Piskatorja
Ajo mund të bëhet fare thjesht burim infeksioni. Vetullat janë gjithë kohën në kontakt me bakteret e jashtmë. Përdorimi i të njejtës piskatore, bën që bakteret e marra nga dikush tjetër të depërtojnë direkt e në lëkurën tuaj.

2.Furça e dhëmbëve
Nëse për objeketet e tjera thjesht iu këshillojmë, për furçën konsiderojeni praktikisht një URDHËR! Është e tmerrshme të ndani furçën me dikë. As nuk mund të renditet një listë me baktere, infeksione apo sëmundje që mund t’iu shkaktohen. Kështu që, thjesht shmangeni këtë gjë!

3.Deodoranti rroll
Është ok t’i kaloni shoqes tuaj antidiersën në formë spry, por jo atë rroll. Ajo ka kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj. Nëse e ndani me dikë, atëherë mendoni që gjithë ”mbetjet” e lëkurës së tjetrit, sapo ia dhuruat trupit tuaj.

4.Peshqirët
Jo vetëm që nuk duhet t’i ndani me dikë, por duhet të siguroheni të jenë sa më sterilë. Peshqirët edhe kur përdoren vetem nga një person gjithë kohën, mund të mbledhin shumë baktere të cilat nuk ikin menjëherë me larjen. Ato kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin dhe lëkurën tuaj. Prandaj, përveçse nuk duhet t’i ndani me dikë, peshqirat është mirë që herë pas here edhe t’i ndërroni me të rinj.

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...