Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Obligimet familjare e detyrojnë yllin Angelina Jolie ta lërë pas regjinë

Ylli i njohur i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka treguar se ishte e pamundur për të që të punonte si regjisore, pas shkurorëzimit nga Brad Pitti.

Aktorja 45-vjeçare e cila i ka gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, e adhuron punën prapa kamerave por orari më i shkurtër i punës si aktore, i është përshtatur më shumë me jetën familjare, sidomos prej kur i dha fund martesës në vitin 2016.

“Më pëlqen shumë të drejtoj filma, por së fundmi situata në familjen ka ndryshuar dukshëm dhe kjo ma ka pamundësuar të merrem me regji për disa vjet. Për shkak të orarit më të shkurtër të punës, më është dashur të pranoj më shumë role si aktore në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e mi. Kjo është e vërteta ime”, citohet të ketë thënë Jolie.

“Those Ëho Ëish Me Dead” titullohet filmi i ardhshëm i aktores i cili i takon zhanrit triler dhe aksion. Projekti e rrëfen historinë e një djaloshi tinejxher i cili është dëshmitarë i vrasjes së babait të tij, në afërsi të një pylli të madh kombëtarë. I ndjekur nga vrasësit të cilët duan ta mbajnë atë të heshtur, djaloshi në fjalë e gjen veten duke kërkuar strehim në brendësi të pyllit. Shumë shpejt ai e takon zjarrfikësen veterane dhe eksperten e mbijetesës në shkretëtirë, Hannah, që në film portretizohet nga Jolie, dhe e cila i ofron strehim në kullën e saj të vrojtimit.

Aktorja ka treguar se e ka pasur vështirë ta injorojë instinktin e nënës gjatë realizimit të këtij roli, dhe regjisori i filmit ishte detyruar t’ia tërheqë vërejtjen disa herë gjatë xhirimeve, pasi ajo sillej si një nënë karshi personazhit të djaloshit Connor Casserly, derisa personazhi i saj Hannah duhej të ishte një grua e cila nuk është nënë dhe nuk di si duhet të sillet me një fëmijë.

Regjisorja e filmave “First They Killed My Father”, “In the Land Of Blood and Honey”, “Unbroken” dhe “By The Sea”, në intervistat e kaluara e ka pranuar se nuk është e aftë të jetë një nënë tradicionale e cila nuk punon dhe i përkushtohet vetëm rritjes së fëmijëve.

Postime të ngjashme

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje

S.B.

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

S.B.

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

S.B.

Bebe Rexha i reagon tabloidit The Sun, i detyron ta ndërrojnë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

S.B.

Dua Lipa bëri thirrje për rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Brits

S.B.

Patrisi mungoi në festën e Tunës të organizuar për fëmijën e dytë në ardhje gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...