O’Brajan: SHBA është një aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut dhe do të punojë me të në reformat për të arritur integrimin euroatlantik

nga Redaksia

Uashington, 11 maj – Xhejms O’ Brajan, ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike ka uruar zgjedhjen e presidentes së parë grua të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kumtesën në rrjetin social X (ish Tuiter).

“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani gruaja e parë e zgjedhur presidente e Maqedonisë së Veriut. Si aleatë, partnerë dhe miq me Maqedoninë e Veriut, ne presim të punojmë në reforma të rëndësishme dhe qëllime të përbashkëta në rrugën drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar O’Brajan.

Siljanovska-Davkova fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 8 maj. Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet parlamentare, partia VMRO-DPMNE fitoi 58 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh.

Fitoren më parë e uroi edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More