OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministres Milla Carovska

Shkup, 2 shtator – Nuk ka libra për të gjithë nxënësit dhe aty ku ka apo ku shpërndahen janë të grisura dhe të vjetra, Carovska sakrifikon një brez tjetër fëmijësh, akuzojnë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

 

Nga kjo parti kërkojnë nga Ministrja e Arsimit Milla Carovska të japë dorëheqje, meqë siç shprehen, po e shkatërron arsimin.

“Viti shkollor në Maqedoni filloi me kaos si kurrë më parë në historinë e Maqedonisë. Është turp për fëmijët të mësojnë nga tekstet e vjetra të grisura të shtypura 6, 7 ose 8 vjet më parë nga qeveria e OBRM-PDUKM-së. Ministre Carovska, shtypni libra shkollorë që fëmijët të kenë nga ku të mësojnë. Ministre Carovska, me fiaskon tuaj, për herë të parë në historinë e Maqedonisë, certifikatat shpërndahen në shtator, jo në qershor. Ministre Carovska, jep dorëheqje! Mjaft më eksperimente”, tha Vlladimir Gjorçev nga OBRM-PDUKM.

Përndryshe, dje nisi viti shkollor, që ndryshe nga viti i kaluar mësimi po zhvillohet me prezencë fizike. Këtë vit nxënësit e klasave të para dhe të katërta përveç librave të shtypur do të mësojnë edhe prej librave digjitalë, pra në tabletë.

Related posts

MPB: Për tre herë është zvogëluar numri i viktimave në aksidente në gusht

Redaksia

Komiteti i Helsinkit: Këmbëngulim për një hetim objektiv dhe përgjegjësi për tragjedinë

N E

Carovska: Me Ambasadën zvicerane dhe projektin E4E ne planifikojmë zhvillimin e arsimit profesional

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com