OBRM-PDUKM: Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembulli pse duhet të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve

nga D V

Shkup, 16 gusht – OBRM-PDUKM në një kumtesë për media thotë se Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti janë shembull se pse është e nevojshme shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Nga partia në pushtet, thonë se “Naqe Georgiev ka keqpërdorur pozitën e tij dhe është futur në vjedhjen e vendimeve gjyqësore.

“Ixhet Memeti ka qenë nënkryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë LSDM-së dhe BDI-së, ai ka ndihmuar Naqe Georgiev që të marrë dënim më të lehtë për Boro Marlboro.

Edhe Naqe Georgiev edhe Ixhet Memeti vendosën për gjyqtarë dhe prokurorë, të avancuar dhe të sanksionuar. Cilat janë procedurat që kanë kryer këta dy zyrtarë të korruptuar dhe sa padrejtësi të tjera kanë shkaktuar? Korrupsioni që e shohim përmes Naqe Georgiev dhe Ixhet Memetit është arsyeja pse duhet shpërbërë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, vetëm kështu do të kthehet besimi i popullit në drejtësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More