Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

OBRM-PDUKM nuk e mbështet “Bechtel Enkan” për ndërtimin e Korridorit 8

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – “OBRM-PDUKM nuk do të mbështet propozimin që, kompania turko-amerikane Bechtel Enka ta ndërtojë Korridorin 8”.

Kështu thonë në partinë e Hristijan Mickoskit, ndërsa kontestojnë konceptin që kjo firmë gjigante ndërtimore, ka lidhur me veprimin e ndërtimit të autostradave.

“Dyshojmë në konceptin se si na është prezantuar mënyra e punimit të kompanisë Bechtel Enka. Deri tani kemi parë vetëm dy-tre faqe – memorandum për mirëkuptim, por pa një projekt konkret apo pa trasë dhe pa shifër konkrete sesa do të kushtonte autostrada e Korridorit 8. Dyshojmë për mundësi korrupsioni dhe, më mirë ato mjete të shkojnë për vaksina dhe prodhim vaksinash, sesa të ndihmojmë korrupsionin në vend”, thonë nga OBRM-PDUKM, ndërsa paralajmërojnë se do të votojnë kundër në Parlament të Ligjit, që u paralajmërua ditë më parë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi për hyrjen e Bechtel Enkas edhe në Maqedoni.

Ata thonë se po të ishin seriozë nga Qeveria dhe të kishin vullnet për të ndërtuar rrugët, do t’i kishin përfunduar së paku ato 10 kilometrat nga Bllaca deri në qarkoren e parë të Shkupit.

Postime të ngjashme

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...