Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH: COVID-19 nuk ka përfunduar

Rastet globale me Covid-19 janë rritur për shtatë javë rresht, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke cituar të dhëna të marra më 11 Prill.

OBSH raportoi më shumë se 4.5 milionë raste të reja dhe 76,000 vdekje në javën që përfundoi më 11 Prill, shkruan Cnn, transmeton lajmi.net.

Kjo është një rritje prej 7% në vdekjet e koronavirusit nga java e kaluar, duke shënuar javën e katërt radhazi të vdekjeve në rritje.

Numri më i lartë i rasteve të reja u raportuan në Indi, SHBA, Brazil, Turqi dhe Francë.

Numri i vendeve që raportojnë variante shqetësuese të virusit është gjithashtu në rritje, vuri në dukje OBSH.

Varianti B.1.1.7 i identifikuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar tani është gjetur në 132 vende, varianti B.1.351 i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut tani është gjetur në 82 vende dhe varianti P.1 i identifikuar për herë të parë në Brazil tani është gjetur gjenden në 52 vende, sipas raportit.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...