Agjencia Zhurnal.mk

OBSH dhe FAO: Nëse respektohen rekomandimet, në markete nuk do duhej të ketë rrezik për ushqim

Shkup, 15 prill – Zhurnal.mk – Punëtorët me ushqim në markete dhe dyqane nuk do duhej të paraqisnin rrezik për ushqimin nëse i ndjekin standardet, praktikat e mira higjienike personale të cilat e ulin rrezikun e bartjes së virusit. Masat, siç janë, larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i mjeteve dezinfektuese, përdorimi i veshjeve mbrojtëse, higjiena e mirë respiratore, do ta ulnin rrezikun prej përhapjes së sëmundjes, porosisin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) në manualin e përbashkët për Kovid-19 dhe sigurinë e ushqimit.

OBSH dhe FAO si mënyrë shtesë për mbrojtje i theksojnë rregullimin e numrit të blerësve në dyqane, pritjen në radhë me distancë, vendosjen e mjeteve për dezinfektim, shenjat në dysheme nga masat që të ruhet distanca…

Edhe pse tani për tani nuk ka dëshmi shkencore të cilat sugjerojnë se ushqimi lidhet me bartjen e Kovid-19, është e rëndësishme të ruhet higjiena rreth rafteve ku vihet ushqimi në markete, ndërsa konsumatorët t’i lajnë frutat dhe perimet para konsumimit thonë nga OBSH dhe FAO.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...