OBSH: Evropa shënon rritje të infektimeve me Kovid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten tha se pas dy muajsh rënie në Evropë sërish ka filluar të rritet numri i rasteve me Covid-19.

 

OBSH-ja ka paralajmëruar se mund të ketë një valë të re “nëse nuk qëndrojmë të disiplinuar”.

“Javën e kaluar, numri i rasteve u rrit për 10 për qind”, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, rritja e rasteve mbase është pasojë e udhëtimeve, tubimeve dhe lehtësimit të kufizimeve.

Kluge ka paralajmëruar që përkeqësimi i situatës epidemiologjike ndërlidhet me rritjen e rasteve me variantin ‘Delta’ të koronavirusit.

Ky variant është më ngjitës dhe për herë të parë është shfaqur në Indi, raporton Rel.Agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve (ECDC) vlerëson se deri në fund të gushtit, varianti ‘Delta’ mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian.

Kluge gjithashtu ka thënë se ky variant mund të bëhet dominues në rajonin Evropian të OBSH-së, i cili përbëhet nga 53 vende dhe territore – përfshirë disa në Azinë Qendrore.

Vaksinat kundër koronavirusit janë treguar efektive ndaj variantit ‘Delta’, por një nivel i lartë i mbrojtjes kërkon marrjen e dy dozave.

Zyrtari i OBSH-së ka pohuar se shpërndarja e vaksinave ende nuk është në nivele të duhura.Vaksinimi i popullatës në rajonin Evropian të OBSH-së, sipas tij, ishte 24 për qind. Gjysma e të moshuarve dhe 40 për qind e punonjësve të kujdesit shëndetësor ende nuk janë imunizuar.

“Kjo është e papranueshme dhe është larg rekomandimit për imunizimin e 80 për qind të popullsisë së rritur”, është shprehur Kluge.

Related posts

OBSh kontribut në forcimin e ndërsjelltë politik në ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit dhe marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare

Redaksia

Rekord reshjesh shiu në Central Park të New Yorkut – publikohen pamjet e dëmeve materiale

D V

Shkon në 30 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Indi pas shiut të madh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com