Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH: Evropën e presin gjashtë muaj të vështirë

Evropën e presin gjashtë muaj të vështirë. Ky është paralajmërimi i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), derisa kontinenti është përsëri epiqendra e pandemisë së coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, drejtori i organizatës për Evropë, Hans Kluge, tha se kontinenti pati regjistruar më shumë se 29 mijë viktima javën e kaluar.

Sidoqoftë ai theksoi se rastet e reja ishin në rënie pasi masat kufizuese po i bllokojnë infeksionet.

Gjatë një samiti virtual të enjten, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku mund të miratojë dy vaksina deri në fund të vitit.

Deri më tani, Evropa ka regjistruar 15 milionë raste me coronavirus dhe 354 mijë të vdekur.

“Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kluge.

“Do të ketë dritë në fund të tunelit, por do të jenë gjashtë muaj të vështirë”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...