Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

OBSH-ja nuk është optimiste për sa i takon Covid 19-tës. Pavarësisht përpjekjeve dhe fushatave të vaksinimit të nisura në shumë vende, kriza shëndetësore sipas saj ende nuk është kapërcyer.

Fundi i pandemisë është larg“, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë, edhe pse sipas tij, përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll.

Edhe ne duam që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen. Por  ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin, e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget”, u shpreh Ghebreyesus.

Ghebreyesus kritikoi dhe faktin që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfra dhe atyre të pasura. Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, ndërkohë që në vendet e varfra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit, theksoi ai në Gjenevë.

Sipas ekspertes së OBSH-së, Maria Van Kerkhove, kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale. Javën që shkoi u regjistruan 4.4 milionë raste të reja në një kohë kur përpara një viti, në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...