Agjencia Zhurnal.mk

OBSH-ja nuk mban sekrete, thotë shefi i saj

dhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se agjencia e tij nuk ka fshehur informacione për koronavirusin për asnjë vend.

Komentet vijnë pasi trajtimi i pandemisë nga ana e OBSH-së është kritikuar ashpër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ai ka thënë se OBSH-ja ka dështuar të menaxhojë me shpërthimin e koronavirusit dhe se i ka besuar shumë Kinës – vendit ku janë shfaqur rastet e para në fund të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, Trump e ka urdhëruar administratën e tij që t’i ndërpresë fondet për OBSH-në.

Në një adresim televiziv, Tedros tha se rreth 15 përfaqësues të Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë akredituar në OBSH qysh në muajin janar dhe janë mbajtur vazhdimisht të informuar.

“Ne nuk kemi sekrete në OBSH. Sapo të marrim informacione, i raportojmë ato, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish”, tha Tedros.

Ai paralajmëroi se mosmarrëveshjet politike mund t’i dëmtojnë përpjekjet për të shpëtuar jetë.

“Ju e dini se nga vi unë. Unë di për luftën. Di për varfërinë. Di për sëmundjen. Di se si vuajnë njerëzit në të gjitha kushtet. Di se si vriten njerëzit për shkak të varfërisë”, tha Tedros, i cili vjen nga Etiopia.

Koronavirusi ka prekur afro 2.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 167,000.

Numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave e kanë Shtetet e Bashkuara.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...