Agjencia Zhurnal.mk
Bota Maqedoni TOP LAJM

OBSH-ja pret që pandemia e ardhshme të jetë shkatërrimtare

Zhurnal Ads

Nëse nuk mësohemi me koronavirusin dhe e zbatojmë mësimin në praktikë me resurset e nevojshme dhe përkushtimin, pandemia e ardhshme, që sigurisht do të ndodhë, do të jetë shumë më shkatërruese. Kjo paralajmërohet në raportin e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Autorët e raportit, të titulluar “Bota e paorganizuar”, cekin se pandemia e tanishme Kovid-19 është dëshmi për “paaftësi kolektive” për t’u zbatuar në praktikë masat për parandalim, përgatitje dhe përgjigje, “t’u jepet karakter adekuat prioritar”.

Këtë vit gjithashtu ishte cekur edhe “ndjeshmëria e ekonomive dhe sistemeve sociale të cilët janë të lidhur ngushtë”, si dhe zbrazëtirat e qarta në shoqëri dhe kombe lidhur me pabarazitë, përderisa koronavirusi “arrin në botë të paorganizuar”, thuhet në dokument.

Si konkludim, autorët e raportit theksojnë se pandemia “na përkujtoi qartë se është e pamundur të mbështetemi në siguri shëndetësore pa sigurim social”.

Ata u bëjnë thirrje vendeve të ndërtojnë sisteme stabile, të ndërmarrin masa adekuate dhe t’u përkushtohen investimeve për preventivë, duke u përgatitur për “më të keqen” sepse “askush nuk do të jetë i sigurt përderisa nuk jemi të gjithë së bashku”.

OBSH kumtoi se mbi 11 miliardë dollarë janë investuar në përballjen me pandeminë, nd[rkaq shpenzimet për masat për preventivë janë vetëm pesë dollarë amerikanë në vit për njeri.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Të shmanget përhapja e Covid-19/ Itali, maska e detyruar edhe në shtëpi!

admin

Nju Jorku mbyll shkollat publike për shkak të COVID-it

T E

Deponentët të hollat e tyre nga “Eurostandard Banka” mund t’i tërheqin në afat prej 3 viteve

Z H

Më shumë se 71 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet presidenciale

admin

KSHZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Shtip

T E

Moti me diell dhe vranësira mesatare, pasdite priten reshje shiu

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...