Agjencia Zhurnal.mk

OBSH ka dërguar ndihmë – Koreja Veriore: Nuk kemi të infektaur

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpenzojë 900,000 dollarë si përkrahje për Korenë e Veriut në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore Yonhap, e cila tha se ka analizuar të dhënat e postuara në ueb-faqen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare e ka bërë të ditur këtë lajm.

Koreja Veriore pretendon se në këtë vend nuk ka të infektuar nga koronavirusi i ri, derisa vëzhguesit thonë se kjo është shumë pak e mundur, transmeton Reuters.

Phenjani, megjithatë, ka thënë se ka ndërmarrë një varg masash kundër koronavirusit, duke mbyllur kufijtë dhe duke i bërë të detyrueshme periudhat e karantinës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...