OBSH kërkon depolitizimin e debatit mbi origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se është duke krijuar një grup të ri për hetimin e origjinës së koronavirusit, në një përpjekje të radhës që synon shmangien e pengesave ndaj hetimeve ngaproblemet politike.

Fakti që OBSH nuk është në gjendje të thotë se ku dhe si filloi përhapja e virusit ka nxitur tensione mes anëtarëve të saj, veçanërisht mes Kinës, ku u identifikuan rastet e para me COVID-19 në Wuhan në fund të vitit 2019, dhe Shteteve të Bashkuara.

OBSH u bëri thirrje të gjitha qeverive që të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet mbi origjinën e pandemisë COVID-19 dhe për depolitizimin e çështjes.

Organizata njoftoi se një grup i ri këshillues i quajtur Grupi Këshillimor Shkencor Ndërkombëtar për Origjinën e Patogjenëve të Rinj do të ndihmojë në veprimet e shpejta të studimeve të mëtejshme.

“Duhet të punojmë të bashku. Ju, unë, të gjithë duam të dimë origjinën e pandemisë më të keqe prej një shekulli”, tha zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib, në një konferencë shtypi të premten.

Uashingtoni mirëpriti planin e OBSH-së, duke thënë se “studimet e bazuara në shkencë dhe përpjekjet e udhëhequra nga të dhënat për të gjetur origjinën e kësaj pandemie, ndihmojnë zbulimin, parandalimin dhe reagimin më të mirë ndaj shpërthimeve të sëmundjeve në të ardhmen”.

Në fund të majit Presidenti Joe Biden urdhëroi ndihmësit e tij të gjejnë përgjigje mbi origjinën e COVID-19 dhe të raportojnë pas 90 ditësh.

Në raportin përfundimtar, të shkruar së bashku me shkencëtarët kinezë, një ekip i udhëhequr nga OBSH-ja që kaloi katër javë në qytetin Wuhan dhe rrethinën e tij gjatë janarit dhe shkurtit, tha se virusi mund të jetë transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Raporti tha se rrjedhja e virusit nga një laborator është një mundësi gati e pamundur.

Sidoqoftë, në një dokumentar të trasmentuar në Danimarkë, udhëheqësi i misionit të OBSH-së Peter Ben Embarek tha se hipoteza e laboratorit meritonte studime të mëtejshme. Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti të sigurojë komente shtesë nga ai të premten.

Një zyrtar i OBSH-së tha se njoftimi për vazhdimin e studimeve mbi origjinën e virusit nuk ka të lidhje me ato vërejtje, duke shtuar se intervista e zotit Ben Embarek ishte filmuar muaj më parë.

Kina mohon të ketë refuzuar bashkëpunimin në hetimet mbi origjinën e COVID-19.

Related posts

Shoqata e Botuesve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore, forum mbi bashkëpunimin në fushën e botimeve

Z H

Irani emëron udhëheqës të ri të agjencisë bërthamore

D V

Japonia pezullon 1.6 milion doza të vaksinave të Moderna, pas raportimeve se janë “të kontaminuara”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More