OBSH ngre alarmin për vaksinimin e vendeve të varfëra: Bota po dështon

 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se në vendet e varfra ka mungesë të madhe të vaksinave kundër koronavirusit.

Duke e cilësuar një dështim global, zyrtarët e OBSH-së thonë se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta.

“Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për media, raporton A2.

Më herët OBSH ngriti alarmin se shumë nga vendet më të varfra që morën vaksinat Covid-19 përmes iniciativës Covax nuk kanë më doza për të çuar përpara fushatën e imunizimit

Programi Covax ka shpërndarë 90 milionë doza në 131 vende, por këto nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur popullatat, veçanërisht në një kohë kur Afrika po përgatitet për një valë të tretë./

Related posts

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Redaksia

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Parlamenti rumun rrëzon Qeverinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More