Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH për koronavirusin: Mund ta kenë pasur 1 në 10 persona

Zhurnal Ads

Një në 10 persona anekënd globit mund ta ketë pasur koronavirusin, deklaroi OBSH. Në një takim të posacëm të liderëve të organizatës, një zyrtar i lartë doli në përfundimin se një pjesë e madhe e popullsisë së botës mbetet e rrezikuara nga kjo sëmundje.

Deri tani, 35 milionë vetë janë konfirmuar sit ë prekur me Covid 19, por OBSh thotë se shifra e vërtetë mbërrin në gati 800 milionë. Ekspertët e kanë thënë prej kohësh se numri real i infektimeve është më i lartë nga ai që raportohet zyrtarisht.

OBSH është duke u takuar në selinë e saj në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar përgjigjen globale ndaj pandemisë. 10 muaj nga fillimi I saj, kriza nuk po jep shenja qetësimi.

Një sërë vendesh po përballen me një valë të dytë të koronavirusit pas lehtësimit të masave kufizuese, dhe në disa raste, numrat janë shqetësues.

Mike Ryan, i cili udhëheq ekipin e emergjencave pranë OBSH-së, tha se shpërthimet e sëmundjes janë në rritje sidomos në Azinë Juglindore dhe Europë. Ryan po ashtu tha se OBSH-ja ka dorëzuar tek autoritetet kineze një listë ekspertësh, që do të merrnin pjesë në një mision ndërkombëtar në Kinë, për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nga shkollat tek qendrat tregtare, Italia vendos masa të reja anti-COVID

Z H

NIGERI – ”Boko Haram” rrëmben 333 nxënës

S.B.

Ursula von der Leyen: Nisja e vaksinimit, një histori suksesi

T E

Emigrantët mërdhijnë në Bosnjën e përçarë

T E

Si është jeta në Finlandë, ku qeveria dhe të gjitha partitë drejtohen nga gratë

T E

Bie çmimi i verës së famshme të festave në Gjermani

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...