OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën Sputnik V të Rusisë kundër COVID-19.

 

Duke folur në një konferencë shtypi të Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit (PAHO), ndihmësdrejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për autorizimin e vaksinës ishte pezulluar pasi një numër shkeljesh u zbuluan gjatë një inspektimi.

“Procesi për përdorimin e Sputnik V u pezullua, sepse gjatë inspektimit të njërës prej fabrikave ku po prodhohet vaksina, u zbulua se fabrika nuk ishte në përputhje me praktikat më të mira të prodhimit”, tha Barbosa.

OBSH më parë kishte gjetur shkelje të shumta dhe kishte shqetësime në lidhje me “zbatimin e masave adekuate” në fabrikën e Pharmstandard në qytetin rus të Ufas.

“Prodhuesi duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajme se fabrika e tyre është në rregull”, ka shtuar Barbosa.

Rusia paraqiti kërkesat e saj për miratimin e vaksinës si nga OBSH ashtu edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), por kërkesa ka hasur në probleme të shumta dhe është shoqëruar me vonesa.

Si EMA ashtu edhe OBSH kanë njoftuar se janë ende në pritje të dhënave shtesë nga prodhuesi i Sputnik V. 

Related posts

Arrestohet në Çeki rusi Aleksandar Franchetti, kishte krijuar formacion paramilitar ‘Era e Veriut’ gjatë aneksimit të paligjshëm të Krimesë

D V

Hong Kongu do të forcojë karantinën Covid 19 për udhëtarët nga 16 vende

Redaksia

Vajza 15-vjeçare përdhunohet për nëntë muaj, arrestohen 28 persona në Indi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More