Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH po vlerëson vaksinat kineze për përdorim urgjent

OBSH tha se po vlerëson të dhënat e paraqitur nga kompanitë kineze Sinovac dhe Sinopharm për vendosjen e tyre të mundshme në “listën e përdorimit urgjent”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se po vlerëson dy vaksina të koronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuara nga kompanitë kineze për vendosjen e tyre të mundshme në “listën e përdorimit urgjent”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi kinez CGTN raportoi se OBSH tha se po vlerëson të dhënat e paraqitur nga kompanitë kineze Sinovac dhe Sinopharm.

Raporti tha se një ekip po punon me kompanitë “për të vlerësuar pajtueshmërinë me praktikat ndërkombëtare të prodhimit cilësor para vendosjes së mundshme në listën e përdorimit urgjent nga OBSH”.

Pekini ka nënshkruar marrëveshje me të paktën 24 vende për furnizim me vaksinat e kompanive Sinovac dhe Sinopharm.

Brazili, Indonezia dhe Turqia janë ndër vendet që tashmë kanë marrë dërgesat dhe kanë filluar vaksinimet, ndërkohë Kina po ashtu ka administruar mbi 22 milionë doza të vaksinës.

“Skema e vaksinimit po zhvillohet normalisht dhe numri i personave që janë të gatshëm të vaksinohen po rritet”, tha në një konferencë për media Zeng Yixin, zv/kryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC).

Yixin tha se personat në vijën e frontit dhe në pozicione me rrezik të lartë po u jepet përparësi për vaksinimin, me fokus kryesor tek njerëzit që punojnë në porte, qendra transporti, institucione mjekësore dhe në industrinë e shërbimit publik.

Postime të ngjashme

15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por tani janë zhdukur

T E

Ekspertët të shqetësuar për vizitën e Papës në Irak

T E

Mbi 20 milionë të vaksinuar në Britani të Madhe

T E

Von der Layen do të ndalojë eksportimin e vaksinave nga BE-ja

T E

Izraeli do të vaksinojë punëtorët palestinezë kundër Covid-19

T E

Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i Mbrojtjes: Irani qëndron pas shpërthimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...