OBSH: Të dhëna shqetësuese mbi sjelljet seksuale të adoleshentëve shqiptarë

nga D V

Sjelljet seksuale të adoleshentëve shqiptarë janë bërë të rrezikshme.

Të dhënat e studimit tek fëmijët e moshës shkollore, mbështetur nga UNFPA dhe UNICEF, e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet me prevalencë të lartë të kryerjes së marrëdhënieve në këtë grupmoshë, por me përdorim të ulët të mjeteve mbrojtëse.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse është ulur ndjeshëm, si nga djemtë ashtu edhe nga vajzat. Shqipëria, sipas një analize të dhënash të mbledhura në 44 vende të ndryshme, rezulton në vendin e 38-të, si për përdorimin e prezervativit, ashtu edhe të kontraceptivëve. Ndërsa në lidhje me mospërdorimin e asnjë mjeti mbrojtës në marrëdhënien e fundit, renditet e treta,” thotë Gentiana Qirjako, shefja e promocionit në Institutin e Shëndetit Publik.

Më shqetësuese është se vajzat nuk kanë dijeni për masat mbrojtëse të partnerit.

20% e vajzave nuk e dinë fare nëse partneri i tyre ka përdorur ose jo një mjet mbrojtës gjatë marrëdhënies seksuale,” shton znj. Qirjako.

Por Shqipëria renditet në vend të parë për sa u përket diferencave mes gjinive.

34 për qind e djemve thonë që kemi kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë janë vetëm 4 për qind e vajzave. Djemtë 15-vjeçarë raportojnë më shumë sesa vajzat e kësaj grupmoshe. Historikisht kështu ka qenë. Kjo ndoshta lidhet ose me mbireagimin e djemve për ta raportuar marrëdhënien seksuale, ose me situatën reale ku djemtë janë më të hapur se vajzat e kësaj grupmoshe,” shpjegon znj. Qirjako.

ISHP-ja rekomandon fort rishikimin e kurikulës në shkolla, si dhe përshtatjen e komunikimit të mësuesve drejt nxitjes së të rinjve për sjellje të shëndetshme

Rekomandohet edhe nga OBSH, të përmirësohet kurikula shkollore e edukatës seksuale, mënyra e dhënies së informacionit nga mësuesit të cilët duhet të trajnohen për komunikim më efikas. Të gjithë të rinjtë i njohin mjetet mbrojtëse, por dhënia e informacionit, mënyra se si e komunikon tek një i ri apo e re atë, është shumë e rëndësishme për të nxitur sjellje të shëndetshme seksuale,” deklaron shefja e departamentit në ISHP.

Studimi mori në analizë 44 vende dhe u publikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./RTSH

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More