Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH: Të gjitha hipotezat për origjinën e virusit janë në tryezë

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se duhen hetime të mëtejshme për të përjashtuar përfundimisht teorinë se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Kinë.

Tedros tha të martën se rrjedhja nga laboratori është shkaku më pak i mundshëm, porse duhet bërë një hulumtim më i gjerë.

Koronavirusi është zbuluar për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit 2019.

Qeveria e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat për daljen e virusit nga laboratori.

Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë ka udhëtuar në Vuhan në janar, për të hetuar origjinën e virusit.

Ekipi e ka hedhur poshtë teorinë që virusi të ketë dalë nga laboratori, por hulumtimi i tij është mbështetur në mostra dhe prova të siguruara nga zyrtarët kinezë.

Tedros tha se ekipi ka pasur vështirësi në sigurimin e të dhënave të papërpunuara dhe bëri thirrje për “ndarje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse të të dhënave” në të ardhmen.

“Më lejoni ta them qartë se sa i përket OBSH-së, të gjitha hipotezat mbeten në tryezë”, tha Tedros.

Koronavirusi ka prekur mbi 127 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 2.7 milionë vetë kanë vdekur dhe mbi 72 milionë janë shëruar.

Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja me mbi 30 milionë të infektuar dhe mbi 550,000 viktima.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...