Agjencia Zhurnal.mk

OBSH: Temperaturat e ulta nuk e “vrasin” virusin

Shkup, 23 mars, zhurnal.mk – Moti i ftohtë dhe dëbora nuk mund ta “vrasin” koronavirusin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e mohon mitin se temperaturat e ulëta do ta shkaktonin virusin, duke shpjeguar se nuk ka prova shkencore për këtë.

“Temperatura normale e njeriut sillet nga 36.5 deri në 37 gradë celsius, pavarësisht nga temperatura dhe moti,” thonë nga OBSH-ja.

Kjo çështje është ngritur në publik sepse vetëm brenda 24 orëve sikur të kenë ndryshuar dy sezone. Dje kohë me diell ndërsa sot dëborë. Në kushte të tilla, rreziku i motit të ftohtë, thonë mjekët, mund të sjellë edhe virus sezonal me kollë të butë dhe temperaturë, por kjo nuk do të thotë se qytetarët duhet të bëjnë panik dhe ta ndërlidhin me koronavirusin.

“Kjo do të thotë se njerëzit mund ta kontaktojnë mjekun e tyre përmes telefonit për ta pasur më të qartë, mjeku do t’ua shpjegojë. Ne e kemi të qartë se si të punojmë në mënyrë që pacientët të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panik”, deklaroi Irena Vitanovska – mjeke amë.

Vitanovska dhe kolegët e saj mjek amë, nga sot do të kryejnë vlerësimet përmes një sistemi të hershëm të zbulimit, duke plotësuar një algoritëm që duhet të tregojë nëse pacientët e dyshimtë duhet të testohen apo jo. Ministria e Shëndetësisë tashmë u ka dërguar Protokoll se si të veprojnë me vlerësimin e rasteve të reja.

“Ne si mjek amë, kemi marrë udhëzime se si të dallojmë gripin sezonal me koronavirusin. E dimë se si udhëzimet t’i transferojmë përmes Termit tim, që do të thotë se ato 14 pika do të funksionojnë normalisht, dhe ne jemi ata që do ta dallojmë nëse është një ftohje e zakonshme apo koronavirus. Për të komunikuar me mua si mjek, sepse ky është drejtimi, unë kam kontroll mbi të, bisedojmë me pacientët dhe i qetësoj. Nuk ka raste pozitive me korona aq shpesh”, deklaroi Irena Vitanovska – mjeke amë.

Në të gjitha ordinancat amë, ekziston një hapësirë e veçantë për pritjen e pacientëve dhe mjekëve dhe infermierëve që janë me maska dhe doreza mbrojtëse.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...