Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH: T’u jepet fund marrëveshjeve dypalëshe me laboratorët për vaksinat

OBSH bëri thirrje sot për solidaritet më të madh në lidhje me vaksinat antiCOVID-19 dhe u kërkoi vendeve të pasura t’u japin fund marrëveshjeve dypalëshe me kompanitë farmaceutike.

“Unë i nxis prodhuesit t’i japin përparësi shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit COVAX, i vënë në punë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj”, tha kreu i agjencisë së KB, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.

“Gjithashtu, i nxis vendet dhe prodhuesit të ndalojnë lidhjen e marrëveshjeve dypalëshe në dëm të COVAX”, këmbënguli ai.

Kreu i OBSH-së ka kërkuar nga vendet, që kanë porositur më shumë vaksina sesa është e nevojshme, që t’ia japin atomenjëherë COVAX-it, që është gati t’i shpërndajë ato në mënyrë të barabartë nga sot, edhe për vendet e varfra që nuk kanë mundësi t’i sigurojnë./21Media

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...