Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OBSH: Vdekjet nga COVID-19 në Afrikë janë rritur 40% në muajin e fundit

Në muajin e fundit në kontinentin afrikan kanë vdekur mbi 22.300 persona nga COVID-19, ndërsa një muaj më parë ky numër ishte rreth 16.000.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë janë rritur 40 për qind në muajin e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e OBSH-së thuhet se në muajin e fundit në kontinentin afrikan kanë vdekur mbi 22.300 persona nga COVID-19, ndërsa një muaj më parë ky numër ishte rreth 16.000, që do të thotë mbi 40 për qind më shumë.

Më tej, theksohet se numri i të vdekurve pritet që në ditët në vijim të rritet në mbi 100.000, duke shtuar se në muajin e fundit ka pasur rritje të vdekjeve në 32 vende në kontinent.

Sipas njoftimit, vala e dytë në Afrikë ka filluar në tetor të vitit 2020 dhe më 6 janar të vitit 2021 ka arritur kulmin. Vala e dytë ka qenë më e shpejtë dhe më vdekjeprurës nga vala e parë.

Numri i rasteve në kontinent ka shkuar mbi 3.7 milionë, ndërsa i të vdekurve në 97.401.

Postime të ngjashme

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

D V

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

D V

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

D V

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

D V

Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

D V

Protestuesit bërtasin “Vdekje diktatorit” në Teheran

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...