Agjencia Zhurnal.mk

Oda e mjekëve dënoi sjelljen e mjekëve nga reparti infektiv në spitalin e Ohrit

Ohër, 23 prill – Zhurnal.mk – Oda e Mjekëve bëri të ditur se Bordi i saj Ekzekutiv dhe Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike dje në mbledhje të jashtëzakonshme kanë debatuar për aspektin etik të sjelljes së mjekëve nga reparti infektiv në ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, të cilët nuk kanë siguruar mbrojtje shëndetësore të pacientes Magbule Ibrahimi nga fshati Tatesh Strugë me simptoma të Kovid-19, e cila kishte kërkuar shërbime shëndetësore.

Në kumtesën e sotme Oda e Mjekëve e dënoi sjelljen e mjekëve nga spitali infektiv në ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, sepse, siç thuhet, në rastin konkret ata kishin vepruar në mënyrë joadekuate dhe të pahijshme me çka e kishin dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e profesionit të mjekëve, si dhe parimet morale, nderin dhe angazhimin e nevojshëm drejtë kryerjes së thirrjes mjekësore dhe disiplinës në kryerjen e profesionit të mjekut.

Sipas parimeve etike, theksojnë nga Oda e Mjekëve, mjeku është i obliguar që të ofrojë ndihmë mjekësore dhe ta shfaqë humanizimin e tij për secilin pacient i cili do të drejtohet për ndihmë mjekësore deri te profesionistët.

Sipas parimeve bashkëkohore të mjekësisë për punë në gjendje të jashtëzakonshme personeli mjekësor veçanërisht mjekët kanë pozitë të veçantë, por edhe përgjegjësi, theksojnë nga Oda dhe iu bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë, të sillen siç i ka hije profesionit të mjekut, me përgjegjësi dhe mençuri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...