Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Oda e Pavarur Hotelierike mbetet e rezervuar për protesta shkaku i pandemisë

Ohër, 19 prill 2021 -Zhurnal.mk – Oda e pavarur hotelierike (OPH) qëndron plotësisht pas kërkesave dhe vërejtjeve të hotelierëve dhe subjekteve hotelierike, por mbetet e rezervuar rreth protestave, me vërejtje se në kushte të pandemisë nuk është mënyra më përkatëse për shprehjen e pakënaqësisë.

Ky është epilogu nga takimi i sotëm në Ohër të përfaqësuesve të OPH-së, të kryesuar nga kryetari Zdravko Josifoski, me përfaqësuesit e shoqatës së hotelierëve “Esnafi i Ohrit” dhe kryetarët e shumë shoqatave të hotelierëve në vend, në lidhje me kërkesat e tyre dhe protestën e hotelierëve dhe punonjësve të turizmit të bërë për nesër në Shkup.

Hotelierët dhe punëtorët turistikë nga Ohri, në nivel kombëtar, qëndrojnë prapa pozitës për nevojën e përfshirjes së tyre të drejtpërdrejtë në marrjen e të gjitha vendimeve, rekomandimeve dhe protokolleve për punë në kushtet e reja aktuale.

Hotelierët nga Ohri janë të vetëdijshëm për realitetin e epidemisë botërore, por me mendimin se ekziston nevoja për përfshirjen e tyre në vendimmarrje se si të merren me krizën në industri, e cila rrjedh nga përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë në këtë problematikë.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...