Oda e zejtarëve: Kërkojmë që të punohet edhe gjatë të dielave

nga Xh M

Shkup, 3 gusht – Oda e Zejtarëve të RMV-së, kërkon që veprimtarive të ndryshme të zejtarisë, për shkak të natyrës së punës, t’u mundësohet të punojnë edhe të dielave.

Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazlija, thotë se bizneset mezi kanë pritur ardhjen e mërgimtarëve gjatë pushimeve verore, që çdo vit ka qenë një infuzion i mirë për ta, por, si pasojë e mos lejimit të punës gjatë ditës së dielë, shumë zejtari janë të dëmtuara ekonimikisht dhe se ligji në fjalë po stimulon ekoniminë e zezë, thonë mes tjerash nga Oda e Zejtarëve të RMV-së.

“Tek Zejtarët formal po krijohet një pamundësi që të punojnë të dielën kur e dijmë se të dielave kemi shumë evente familjare dhe i presim me padurim që të punojmë, dhe për atë arsye OZ e RMV kemi kërku që dita e dielë t’u mundësohet disa profesioneve zejtareske të punojnë sepse kanë nevojë”, – tha Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazlija.

Për shkak të mosfunksionimit të veprimtarive gjatë të dielës, përgatitjet për dasma apo festime tjera qytetarët e këtushëm por edhe mërgimtarët po i bëjnë në shtetet fqinje.

“Klientët tanë që janë në qytetet afër kufirit me Republikën e Kosovës dhe atë të Serbisë po i kërkojnë shërbimet në shtet fqinje dhe të hyrat tek zejtarët tanë janë pakësuar si pasojë e ditës së dielë ditë jo pune”, shtoi mes tjerash, Agron Fazlija.

Fazlija gjithashtu thotë se konkurenca jo formale po e bënë të veten, ligji në fjalë po e stimulon konkurencën jo formale dhe se Zejtarët po detyrohen të punojnë me dyer të mbyllura, e për këtë arsye ne si Odë e Zejtarëve po kërkojmë që për disa veprimtari Zejtareske të lejohet të punohet edhe ditën e dielë.

Nga Oda e Zejtarëve të RMV-së, shpesojnë se kërkesa e tyre do të realizohet e cila është në të mirë edhe të bizneseve, por edhe në shërbim të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More