Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Oda Ekonomike: Deri në 4,5 milion denarë shpenzime të kompanive përshkak masave

Shkup, 20 mars – Zhurnal.mk – Nga 360.000 deri në 4.500.000 denarë janë shpenzimet e deritanishme të kompanive që i shkaktuan masat qeveritare të cilat imponuan mungesën e një pjese të të punësuarve për shkak të koronavirusit.

Këtë e tregon vlerësimi fillestar i Odës Ekonomike të Maqedonisë e bërë në bazë të sondazhit nga 13 deri më 17 mars të vitit 2020 me të cilin janë përfshirë 115 kompani (40 për qind e sektorit të industrisë, pesë për qind nga bujqësia dhe 55 për qind nga sektori i shërbimit- hotelieri dhe restorante, turizëm, tregti dhe veprime tjera të shërbimit). Lidhur me madhësinë, 26 janë mikro, 39 janë të vogla, 34 të mesme dhe 16 janë ndërmarrje të mëdha.

Siç kumtoi sot këshilltari i përgjithshëm në këshillin drejtues të Odës, Zoran Jovanovski, trendet e pavolitshme ekonomike nga muaji mars, do të vazhdojnë edhe në gjysmë e parë të muajit prill. Goditjen e parë e ka ndjerë sektori i shërbimit, para së gjithash turizmi, hotelieria, restorantet dhe tregtia, por pasojat nga kriza tani më i përfshijnë edhe sektorët tjerë. Evidente janë prishjet e likuiditetit dhe humbja e konsumit.

Sondazhi tregon se tek të anketuarit 115 ndërmarrje numri i përgjithshëm i punëtorëve që mungojnë lidhur me krizën është 1.092, që është 7,9 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në ndërmarrjet e anketuara (13.818). Me këtë rast. 36,5 për qind e ndërmarrjeve kanë mes zero dhe dy punëtorë që mungojnë, 17,4 për qind kanë tre deri në pesë punëtorë të cilët mungojnë, 11,3 për qind me nga gjashtë deri në 10 që mungojnë, ndërsa 8,7 për qind nga ndërmarrjet kanë 11 deri në 20 mungesa të punëtorëve.

Jovanovski paralajmëroi se prej sot Oda ekonomike çdo ditë punë do të ketë konferencë për shtyp dhe komunikim me opinionin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...