Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Oda ekonomike do ta përmirësojë punësueshmërinë në pesë rajone të planifikimit

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Analizë e re për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për parashikimin e nevojës për fuqi punëtore dhe ofrim i stafit me kualifikime të duhura që duhet t’i sigurojë sistemi arsimor, realizon Oda ekonomike në kuadër të projektit “Edukim për punësim” mbështetur nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Hulumtimi duhet të sigurojë tregues të rëndësishëm për kërkesën aktuale dhe atë të ardhshme për aftësi nga punëdhënësit në pesë rajonet e planifikimit në vend dhe të përmirësojë aftësinë e punësimit të fuqisë punëtore.

Përveç kësaj, siç theksoi Natasha Janevska nga Oda Ekonomike në konferencën e sotme për shtyp, do të merren edhe të dhëna se sa në kohë plotësohen nevojat për aftësi të fuqisë punëtore dhe si do të sigurohen në të ardhmen, si dhe të dhëna për pritjet e punëdhënësit në lidhje me punësimet e reja dhe nevojë për aftësi me të cilat njerëzit duhet të disponojnë në mënyrë që të jenë konkurrues gjatë punësimit dhe të planifikohen punësime të reja për profesionet e përshtatshme.

“Në bazë të kësaj analize, e cila është vazhdim i të mëparshmes për kërkesën dhe ofertën, do të përcaktohen nevojat për kualifikime dhe aftësi, duke e pasur parasysh që zhvillimi i teknikës, teknologjisë dhe të gjitha ndryshimeve që ndodhin në sektorin real kërkojnë sigurim të aftësive të reja të kualifikimit, në mënyrë që të arrijmë të ndryshojmë dhe të jemi në gjendje t’i përshtatemi atyre”, tha Janevska.

Theksoi se problemi i mungesës së personelit të kualifikuar siç duhet në tregun e punës krijon një pengesë për kompanitë për t’i mbushur vendet e tyre të punës me staf me një nivel më të lartë të kualifikimeve.

Ajo theksoi se nevoja për të zhvilluar kualifikime të reja në përputhje me kërkesat e sektorit real ose përshtatjen e atyre ekzistuese i ndryshojnë nevojat e tregut të fuqisë punëtore, ndërsa pikërisht lëvizjet e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Eksperti kombëtar për vlerësimin dhe analizën e tregut të punës dhe arsimit prof. dr. Blagica Novkovska theksoi se analiza do t’i referohet identifikimit të situatës me ofertën dhe kërkesën në tregun e punës duke e parashikuar situatën dhe specifikat në nivel lokal.

Informacionet fillestare, siç theksoi, tregojnë se situata është serioze në rajonin e planifikimit të Shkupit ku ka edhe një ofertë të lartë të vendeve të lira të punës, por edhe kërkesë.

“Ka aftësi që i kërkon sektori i biznesit dhe sektori real, por nuk ka asnjë ofertë të personelit të tillë që u nevojitet. Ka kërkesë të lartë në rajonin Lindor, por nuk ka ofertë. Situata është krejtësisht e ndryshme në rajonin e Pelagonisë ku ka kërkesë, por nuk ka ofertë adekuate. Në rajonin e Vardarit, nga ana tjetër, ekziston një koordinim relativisht i mirë dinamik midis ofertës dhe kërkesës. Në rajonin Juglindor ekziston dinamizëm i lartë dhe ekziston një shkallë e lartë e punësimit dhe një shkallë e ulët e papunësisë”, tha Novkovska.

Analiza shumëdimensionale, theksoi, duhet të tregojë nëse situatat janë të qëndrueshme dhe çfarë duhet bërë në rajonet. Në analizën, shtoi, do të përfshihet edhe sektori i biznesit, arsimit, odat dhe të gjithë ata që janë të interesuar në proces që do të thotë sigurimi i pajtueshmërisë ndërmjet ofertës dhe kërkesës, përkatësisht rregullimin e arsimit përmes sigurimit të aftësive që i kërkon sektori i biznesit dhe informimin e sektorit të biznesit me atë që ndodh në mënyrë që të mund të bëjë plane të përshtatshme për një periudhë më të shkurtër dhe më të gjatë.

“Me analizën do të identifikohen situatat e përgjithshme në nivel lokal dhe bazuar në atë do të bëhet parashikim për atë se çfarë mund të presim deri në vitin 2030 për sa i përket ofertës dhe kërkesës në mënyrë që sektori i biznesit të bëjë parashikime në periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, theksoi Novkovska.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Punësimit për vitin 2019, nga numri i përgjithshëm i të papunëve, 54 për qind janë pa arsim ose me arsim fillor

Postime të ngjashme

Janë ndarë certifikatat e pjesëmarrësve në programin “Menaxher të rinj dhe lider biznesi”

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Në mars janë lëshuar mbi 540 për qind më shumë leje për ndërtim se vitin e kaluar

Z H

Zekiri: Qëllimi i të gjitha pakove ekonomike është ruajtja e vendeve të punës

Z H

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...