Oda Ekonomike do të ndajë shumë çmime me rastin e 102-vjetorit të ekzistimit

nga Xh M

Shkup, 25 korrik – Me rastin e shënimit të 102-vjetorit të ekzistimit të saj Oda Ekonomike sot me fillim në orën 12 do të ndajë disa çmime.

Siç informojnë nga Oda Ekonomike, çmimet do të ndahen në tri kategori edhe atë çmim për aktivitet shumëvjeçar në odë, çmim për vendosje të teknologjive të avancuara, digjitalizim dhe agjendë të gjelbër dhe çmim për ndërtim të partneritetit, fuqizim të lidhjes dhe veprime të përbashkëta në ndërtimin e ekonomisë më të përparuar vendore.

Çmimet do t’i ndajë kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, ndërsa para kompanive të pranishme të shpërblyera dhe anëtare të organeve dhe trupave të Odës, fjalim të tyre do të kenë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More