Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka njoftuar opinionin publik dhe bizneset anëtare se më 9 qershor është zhvilluar një takim konstruktiv me Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Gramos Hashani, dhe ekipin e tij drejtues.
Tema kryesore e diskutimit ishte zbatimi i Rregullores së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF) të energjisë elektrike.
KEK gjithashtu inkurajon konsumatorët që “të gjejnë sa më herët furnizuesin e ri të energjisë, në mënyrë që të shmangin çdo pasiguri në furnizim pas përfundimit të periudhës 60-ditore.”
Përveç kësaj, operatori ofron edhe kontrata komerciale, si mundësi shtesë për bizneset që dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me KEK-un si furnizues i drejtpërdrejtë në tregun e hapur.
Oda Ekonomike e Kosovës nënvizon se për çdo paqartësi apo nevojë për mbështetje, “OEK mbetet në dispozicion të anëtarëve të saj.”