Agjencia Zhurnal.mk

Oda Ekonomike: Kompanitë të ndihmojnë në luftën kundër korona virusit sipas mundësive

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Oda ekonomike e Maqedonisë apelon, jo vetëm te anëtarët e saj, por edhe te të gjitha kompanitë tjera, në suaza të mundësive të tyre t’i ndihmojnë bashkësisë më të gjërë që më lehtë dhe së bashku ta përballojë gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Me këtë rast, këshilltari kryesor i Bordit Drejtues të Odës për çështje ekonomike, Zoran Jovanovski përmes video-deklaratës përkujton se deri tani kanë ndihmuar disa nga kompanitë më të mëdha.

“Kjo është një kohë kur të gjithë së bashku duhet të mbijetojmë. Megjithatë, secili e bën atë që mundet dhe ndihmon aq sa mundet. Nga fillimi i krizës së koronavirusit, shumë kompani e treguan kujdesin e tyre për bashkësinë më të gjërë. Të përmendim vetëm disa nga ato. “Alkaloid” ka dhuruar mjete financiare për ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i zvogëloi çmimet e 158 prodhimeve të tyre. “Makpetrol” dhe “Usje” dhuruan mjete financiare në Ministrinë e Shëndetësisë për furnizim të pajisjes mjekësore. Klinika “Zhan Mitrev” i ofroi kapacitetet e saj për shfrytëzim të nevojave të shtetit. “Kromberg dhe Shubert” ka dhuruar pajisje mjekësore dhe materiale për Klinikën spitalore në Manastir, ndërsa “Montenegro markete” për spitalin e përgjithshëm në Gostivar”, thotë Jovanovski.

Shton edhe se personat që vijnë nga vendet e huaja dhe duhet të kalojnë një periudhë në karantinë , janë ofruar shumë kapacitete akomoduese: hotelet “Ibis Centar” dhe “Ibis Stajl” së bashku me pajisje mjekësore nga “Axhibadem Sistina”, hoteli “Stoun Brixh” në Shkup, hoteli “Makpetrol” në Mavrovë”, hoteli “Epinal” në Manastir, “Kazino Flamingo hotel” në Gjevgjeli. “Komfi Angel” nga Prilepi dhuron një pjesë të prodhimtarisë së saj jorganë, jastëkë, ndërsa së shpejti edhe maska mbrojtëse. Kompania “Vauron” ka dhuruar pastrues të ajrit në Klinikën Infektive në Shkup. “Zhito Lluks” në bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” ka dhuruar bukë për familjet dhe personat e rrezikuar.

“EVN” dhe “ELEM” për 24 orë pas marrjes së kërkesës siguruan ndriçim në pikat siguruese Boshkov Most dhe Globoçica në rajonin e Dibrës. Operatorët celular “Telekomi i Maqedonisë” dhe “A1″ shfrytëzuesve të tyre u dhuruan internet falas në celular dhe u mundësuan ndjekje falas të TV kanaleve shtesë, për të kaluar më lehtë kohën në shtëpi”, thekson Jovanovski në video deklaratë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...