Oda Ekonomike kundër masave të reja anti-COVID, Rukiqi: Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje

Pas paralajmërimit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës se Qeveria e Kosovës pritet të marr masa të reja kundër COVID-19, duke aplikuar orën policore dhe kufizimin e punës së gastronomisë, ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili është kundër masave të tilla.

 

Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.

“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale”, ka shkruar Rukiqi.

Më tej ai ka thënë se “ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje”.

“Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë.

Ai thotë se “kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen”.

Ndryshe, rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit të viktimave ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti CVOD.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, orari i punës së gastronomisë do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30 dhe a do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme me vetëm 70% të hapësirës; në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Related posts

Dialogu në mes të kaluarës së rëndë dhe të ardhmes së paqartë

D V

Ministri i Financave dorëzon kallëzim penal për shpronësimet e segmentit Kijevë-Zahaq

N E

Krasniqi në Drenas, kujton heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More