Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Oda ekonomike: Sektori privat të mos vendoset në kontekst politik pa argumente

Shkup, 28 dhjetor, zhurnal.mk – Oda ekonomike e Maqedonisë apelon që sektori privar të mos vihet në kontekst politik pa argumente.

Oda ekonomike konsideron se është e palejueshme të bëhet linçimi publik i kompanive, të cilat duke ndërtuar partneritet privat publik realizojnë investime plotësuese, krijojnë vende të reja pune dhe i respektojnë standardet ndërkombëtare dhe parimet në punën e tyre.

“Në ditët e fundit, në suaza të debatit kuvendor lidhur me rregullimin e kontestit për kompaninë “GA-MA”, operator i sistemit për transmetim të gazit natyror, ishim dëshmitarë të shumë kualifikimeve të cilat janë jashtë standardeve të demokracive bashkëkohore parlamentare. Rrëfimi i tillë negativisht ndikon në reputacionin e kompanive të prekura “Makpetrol” SHA Shkup, ndërsa ndikon edhe mbi tregun e lirë në të cilin themelohet ekonomia jonë, por edhe degradohet instituti për partneritet privat-publik, me çka shkaktohet dëm i pariparueshëm i ekonomisë, por edhe shtetit, veçanërisht duke e pasur parasysh se lënda e diskutimit është marrëveshja e arritur para Bashkësisë energjetike evropiane”, citon Oda.

Nevojitet, potencon Oda ekonomike, të ndërpritet me praktikën e thirrjeve publike të kompanive në kontekst politik dhe nxjerrja e konstatimeve arbitrare të cilat shkaktojnë dëm në reputacionin e kompanive.

“Kompanitë duhet të vlerësohen vetëm përmes kritereve të cilësisë së prodhimeve të tyre dhe konkurencës së çmimeve të ofruara. Apelojmë edhe në respektim deri në fund të legjislacionit në fuqi, ndërsa nëse ekzistojnë, të gjitha dyshimet e fundit në lidhje me ekzistimin/mosekzistimin e konfliktit të interesave dhe paligjshmëritë, ato të nxirren para organeve shtetërore kompetente që të zbatohen të gjitha veprimet e nevojshmne në drejtim të spastrimit të tyre”, nënvizon Oda.

Postime të ngjashme

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

Simovski: Shtyrja e mundshme e regjistrimit, me vendim të KSI-së

T E

Noari 3 vjeçar ka nevojë për ndihmë, vuan nga tumori në veshkë

T E

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...