Oda Ekonomike: Turizmi i Maqedonisë së veriut me numra më të dobët në rajon, rimëkëmbja më herët në vitin 2023

Shkup, 28 shtator – Ulje shqetësuese të numrit të turistëve të vendorë dhe të huaj, si dhe bujtjet, tregojnë të dhënat statistikore zyrtare për periudhën janar – korrik 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2019, para pandemisë së koronës. Kjo ulje është më e madhe krahasuar me të gjitha vendet e rajonit, që çon në përfundim se masat për pozicionimin e vendit di destinacion në tregun turistik ndërkombëtar janë më të dobëta nga të gjitha shtetet në rajon, ndërsa humbja e numrit të turistëve dhe bujtjeve është përqindje më e lartë, vlerëson Shoqata për Hotelieri dhe Turizëm pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas Shoqatës, sektori turistik i Maqedonisë së Veriut është në gjendje të keqe dhe ende ka nevojë për mbështetje. Parashikimet janë se ngadalë do të rimëkëmbet. Pritet ulja e turistëve dhe bujtjeve për vitin 2021 të jetë rreth 60 për qind, ndërsa në vitin 2022 të arrijë afërsisht 40 për qind nëse nuk ndryshohen qasja dhe politikat. Rimëkëmbja  e tregut dhe arritja e performansave nga viti 2019 pritet më herët në vitin 2023, ndërsa më së voni deri në vitin 2025.

Për sektorin me rëndësi të veçantë është edhe njohja e partnerëve të huaj me kushtet, masat dhe politikat të cilat zbatohen lidhur me përballjen me pandeminë, shton Shoqata. Nga kjo varet si do të jetë perceptimi nga jashtë për Maqedoninë e Veriut si destinacion turistik. Nevojitet promovim në vendet e rajonit, ndërsa në radiusin gjeografik prej 600 kilometrave, ndërsa mirëmbajtja dhe përforcimi i marrëdhënieve me tur-operatorët e huaj të mëdhenj  me të cilët kultivojmë bashkëpunim tradicional përmes komunikimit të drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet, duhet të jetë prioritet kryesor. E njëjta ka të bëjë edhe në marrëdhëniet me kompanitë ajrore të cilat operojnë drejt dhe nga vendi.

Këto të dhëna, nënvizon, flasin për një katastrofë me të cilën po përballet sektori dhe për nevojën për mbështetje të mëtejshme.

Sipas Entit të Statistikës, në periudhën janar – korrik 2021 krahasuar me vitin 2019 vërejmë ulje të numrit të turistëve për 205.000 apo 50 për qind. Numri i turistëve vendorë u ulë për 26.000 apo për 12 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 280.000 që është një rënie për 68 për qind.

Qëndrim i saj është se mbështetja përmes subvencioneve do të ketë kryesore për pozicion të suksesshëm të vendit si destinacion, veçanërisht në kushte kur shtete e tjera ndërmarrin një sërë aktivitetesh në këtë drejtim dhe drejtojnë një energji të madhe drejt këtij sektori. 

Related posts

Ganiu: Punët e mira me miq të mirë, Xhamia në Fushë Tophanë më e madhja në vend

D V

Prokurori shtetëror Joveski për vizitë në Gjykatën e Kasacionit në Turqi

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhje tematike për iniciativa dhe aktivitete të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More