ODIHR me mbi 300 vëzhgues në vendvotime në vend, konkludimet do t’i kumtojë nesër

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – Misioni i ODIHR-së për vëzhgim të zgjedhjeve ka më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në shtet për ndjekjen e procesit në rrethin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjeve parlamentare.

Xhilian Stirk, e cila e udhëheq misionin e ODIHR-së, pas vizitës në vendvotimin në shkollën fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” në Qendër, deklaroi se konkludimet do t’i kumtojnë pasi t’i marrin rezultatet nga vëzhguesit e tyre të sistemuar nëpër shtet dhe se misioni i ODIHR-së i vlerëson zgjedhjet në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe legjislaturën e vendit.

“Vendvotimi ku jemi në mëngjes është gjithsesi vetëm një nga shumë në vend. Do t’i shqyrtojmë rezultatet tjera siç arrijnë nga tërë vendi, e pastaj do t’i marrim konkludimet tona të bazuara në vëzhgimet, të cilat janë siguruar nga vëzhguesit tanë të shumtë”, deklaroi Stirk.

Rezultatet e para nga vëzhgimi, misioni do t’i kumtojë nesër në ora 15 në h. “Aleksandar Pallas”.

Përfaqësuesja e ODIHR-së me ekipin e saj është në Shkup nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të sistemuar në vend në nëntë lokacione të ndryshme, duke i ndjekur të gjitha aspektet në përgatitjet e këtyre zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More