OEMVP në prag të zgjedhjeve në takime me përfaqësues të partive politike

Shkup, 22 shtator – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore – OEMVP, periudhën e ardhshme do të ketë takim me të gjithë liderët e partive politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje lokale, duke filluar me koalicionin Aleanca për Shqiptarët – Alternativën, VMRO-DPMNE-në, Lëvizjen Besa, LSDM-në,…Qëllimi i këtyre takimeve, informojnë nga oda është që të jepen propozime konkrete në cilin drejtim duhet të punohet në 4 vitet e ardhshme, me qëllim që të përshpejtohet zhvillimi ekonomik në vend.

 

Përmes këtyre takimeve, siç theksojnë, OEMVP vazhdon me ndikimin e saj, me qëllim të vetëm që ta përmirësojë ekosistemin e bërjes së biznesit në vendin tonë, ku e njëjta u dëshmua me pjesëmarrjen e saj aktive në përgatitjen e masave antikovid në periudhën e ardhshme.

“Tradicionalisht, Oda Ekonomike e Maqedonisë veri – Perëndimore në prag të zgjedhjeve, pa dallim nëse janë zgjedhje lokale dhe parlamentare, ku e ka prezantuar platformën e saj. Edhe sivjet, siç informojnë, OEMVP përgatiti platformë për zhvillim ekonomik lokal të Maqedonisë së Veriut, mbi bazë të analizave dhe hulumtimeve, si dhe mbi bazë të problemeve afariste me të cilat po përballen çdo ditë”, informojnë nga OEMVP-së.

Platforma, thonë, është e përgatitur mbi parimet themelore siç janë transparenca dhe llogaridhënia, efikasiteti i administratës komunale, zhvillim të bizneseve lokale dhe infrastrukturës moderne dhe funksionale. Është përbërë, siç thonë, nga pika të rëndësishme siç janë legjislacioni, reformat në institucione, zhvillimi i ekonomisë lokale, infrastruktura dhe mjedisi i jetesës, bujqësia, zhvillimi i turizmit veror dhe dimëror, si dhe transparenca dhe llogaridhënia.

Related posts

Formohet tornado në qytetin e Manastirit

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

Miratohet ribalanci i Buxhetit të Maqedonisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More