Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Oda Ekonomike e Turizmit të Maqedonisë (OETM) kërkon mbështetje financiare nga punëdhënësit e prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi Kovid-19, për shkak të pagesës së pagave për muajt tetor, nëntor, dhjetor të vitit 2020 të vlejë për të gjitha ndërmarrjet pavarësisht nëse ata kanë mbajtur apo zvogëluar numrin e të punësuarve në periudhën para ditës së miratimit të këtij ligji.
“Konsiderojmë se në periudhën e kaluar që nga fillimi i krizës, turizmi është 100 për qind i goditur dhe si i tillë nuk ishte në gjendje të kontrollonte numrin e mbetur të të punësuarve në kompani, veçanërisht nëse dihet që në muajt pas qershorit të vitit 2020 nuk kishte mbështetje në pagat nga ana e shtetit. Ligji në këtë formë do të prekë më së shumti kompanitë që kanë investuar në rritjen dhe zhvillimin e turizmit për më shumë se 20 vjet si një shtyllë në industrinë e turizmit”, thonë nga OETM.
Duke e ditur që Buxheti për këtë ligj është krijuar për të përmbushur këto nevoja në një masë të madhe, shtuan ata, ne kërkojmë që ky kusht të ndryshohet dhe të mundësohet qasje e të gjitha kompanive të turizmit në të pa marrë parasysh gjendjen në numër të të punësuarve si mund të mbijetojnë
Përndryshe, fondet nuk do të mund të përdoren me qëllim dhe me dobi, gjë që do ta bëjë masën e dhënë për të ndihmuar kompanitë pa kuptim. Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Ekonomisë që në të ardhmen t’i zbatojë vazhdimisht kërkesat e sektorit privat, për të cilat ne i kemi informuar me kohë dhe në mënyrë të plotë, theksojnë nga OETM.