Naim Bunjaku – Xuxi këto ditë ka qenë në vëmendje të publikut për shkak të paraqitjes së tij në Big Brother VIP Kosova 3.
Ai së fundmi u përfshi në një sherr me banoren Xheneta Fetahu, të cilën e ofendoi duke ia përfshirë edhe familjen, meqë në një histori të mëparshme ajo tha se nëna e kishte lënë një-vjeçe.
Megjithatë, i njëjti para një kohe në një intervistë për ATV ka folur gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën profesionale.
Këngëtari zbuloi se kishte një vajzë me gruan e tij të parë, por më pas u ndanë dhe se Xuxi nuk u takua më me të.
Xuxi rrëfeu se u takua me të bijën pas 29 vitesh dhe që nga ajo ditë vijon të kenë kontakte të mira.
Për vajën e tij, Kiara, tha gjithashtu se e ka pasur shumë të lehtë të gjejë atë me një kërkim në YouTube apo Google.
Pavarësisht gjithë kësaj, ofendimet e Xuxit ndaj Xhenetës për shumë nga banorët kanë qenë të papranueshme dhe për këtë mendoi edhe të dilte nga shtëpia.