Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Ofendoi gjyqtarin në Udinese-Inter, pezullohet Antonio Conte

Dy ndeshje skualifikim për Antonio Conten pas frazave fyese të përdorura ndaj gjyqtarit Maresca pak minuta para fundit të duelit mes Udineses dhe Interit.

Gjykatësi sportiv Gerardo Mastrandrea përveç skualifikimit prej 2 ndeshjesh ka vendosur ta ndëshkojë edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh trajnerin e Interit.

Conte do të ndjekë nga tribuna dy sfidat e ardhshme të Interit në kampionat, respektivisht ndaj Beneventos dhe Fiorentinës për t’u kthyer në stol në sfidën delikate ndaj Lazios.

Mbetet për t’u parë nëse klubi zikaltër do të apelojë vendimin e gjykatësit sportiv.

Ky i fundit nuk është kursyer as ndaj menaxherit të klubit të Interit, Lele Oriali, të cilin e ka pezulluar me një ndeshje.

Postime të ngjashme

Chelsea po mendon ta shpërblejë Armando Brojan

Z H

Milan arrinë marrëveshje me Maignan, pritet vetëm vendimi i Donnarummas

Z H

“Nuk donim një tjetër finale angleze”, Unai Emery: Shkëlqejmë edhe ndaj United

Z H

Udinese sqaron udhëtimin e De Paul në Milano

Z H

Ramos thyen heshtjen: “Të poshtëruar po, të fundosur jo”

Z H

“Fair Play Financiar” largon Mbapen dhe hap rrugën për Mesin?!

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...