Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Oferta e agjencisë funerale në Milano: Një arkivol falas për ata që marrin shërbimet tona

Ka pasur polemika dhe reagime të ashpra në Itali pas ofertës së një agjencie funerali në Milano, e cila jep arkivol falas për ata që marrin shërbimet e agjencisë në rast vdekjeje nga Covid. Për mediat italiane, agjencia sqaroi se ofertat aktualisht vlejnë vetëm për Milanon.

“Ofertë për Covid. Një arkivol falas, e dhurojmë ne!!!” Kështu lexohet në disa reklama të një agjencie funerale, të vendosura në zona të ndryshme të Milanos, në Itali. Reklamat shoqërohen e pamjen e një doreze boksi që i gjuan koronavirus dhe nga fjalët “Dhuratë një pallto druri” apo “për të paguar dhe për vdekur ka gjithnjë kohë”.

Një reklamë që ka shkaktuar polemika të ashpra. Dikush shpreson të jetë vetëm një shaka pa kripë, por një i punësuar i agjencisë funerale shpjegoi për mediat, se kanë qenë të shumtë ata që kanë telefonuar për të përfituar nga ofertat. Ai sqaroi se për momentin oferta vlen vetëm në Milano, dhe se për fat të keq kjo situatë është një periudhë super pune për sektorin, duke theksuar se nuk kishte mbërritur asnjë ankesë.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...