Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

Shkup, 20 qershor – Në vend që të përdoren vetëm për transportimin e mërgimtarëve, fluturimet direkte nga Malmo në Suedi, Milano në Itali ose Vjenë në Aeroportin e Ohrit, duhet të përdoren për të tërhequr turistë nga këto vende, thotë profesoresha e turizmit Angela Paskal. Është dëm thonë nga sektori i turizmit, që as shteti dhe as komunat nuk bëjnë diçka për të përfituar nga kjo mundësi dhe për të promovuar këto linja në interes të turizmit.

Isha në Malmo nëpër agjenci turistike. I pyeta a din diçka për Maqedoninë dhe Ohrin, më thanë se nuk dinë asgjë, nuk e dinin që ekziston Maqedonia apo se ekziston ndonjë fluturim çarter. Këtu një darkë është 30 euro kurse atje 200 euro. Atje një birrë është 8 euro kurse këtu 1-2 euro. Mund ta paramendoni çfarë qyteti do t’u ofrojmë atyre njerëzve, që kanë fuqi më të madhe pagesore – tha Angella Paskvall- profesore e Fakultetit të turizmit, Ohër.

Paskvall shprehet se këta mysafirë mund të tërhiqen me çmime të lira si dhe me renditje më të mirë të fluturimeve.

“Nga Malmo fluturimi është të premten dhe të hënën. Pra, ata mund të qëndrojnë nga e hëna deri të premten ose nga e premtja deri të hënën, një fundjavë cilësore dhe katër ditë për 500 euro të kalojnë çaste të paharruara. Por këtë nuk e promovon askush -u shpreh Angela Paskval, profesoreshë.

Edhe hotelierët thonë se është mirë të hapen destinacione të reja.

Sa më shumë laramani të mysafirëve të kemi, jo vetëm nga rrethina më e afërt, por edhe nga vendet skandinave, kjo do jetë sfidë e re për ne me të cilën do duhet të ballafaqohemi. Por, shpresojmë të kemi përfundim pozitiv – tha Mihail Mishev, shoqata e hotelierëve – Ohër.

Përveç mysafirëve nga rajoni, në Ohër dhe Strugë në numër më të madh janë turistët nga Polonia, Holanda dhe Turqia./Alsat-M

Postime të ngjashme

Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

D V

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...