Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OKB: Birmania mund të jetë Siria e radhës

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, paralajmëron se dhuna brutale ndaj protestuesve në Mianmar mund të përbëjë një krim kundër njerëzimit.

“Vendi mund të jetë, gjithashtu, drejt një lufte civile të ngjashme me atë në Siri”, deklaron Bachelet, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

“Kam frikë se situata në Mianmar po shkon drejt një konflikti në shkallë të plotë. “Vendet (në bashkësinë botërore) nuk duhet të pranojnë që gabimet vdekjeprurëse, të bëra në Siri dhe gjetkë, të përsëriten,” tha ajo në një deklaratë.

Që kur junta ushtarake mori pushtetin në një grusht shteti më 1 shkurt, më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Mianmar, sipas disa përpilimeve të pavarura. Grupi aktivist AAPP vlerëson se policia dhe ushtria kanë arrestuar gjithashtu më shumë se 3,000 njerëz.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...