Agjencia Zhurnal.mk

OKB-ja e përdor Messin për të kërkuar barazi për gratë në futboll

OKB-ja e Grave, një degë e Kombeve të Bashkuara, e ka përdorur pagën e superyllit të Barcelonës, Lionel Messit, si shembull në fushatën e saj për ta ngushtuar hendekun e pagave mes burrave dhe grave në sport.

Kjo organizatë ndërqeveritare e përdori faqen e vet zyrtare bë Facebook për të nënvizuar se paga prej 84 milionë dollarësh, duke llogaritur bonuset, e Messit është pothuajse dyfish më e lartë se paga vjetore e 1693 futbollisteve në vlerë 42.3 milionë dollarë në shtatë ligat kryesore, transmeton Gazeta Express.

“Një lojtar mashkull fiton gati dyfish më shumë se pagat e të gjitha futbollisteve në 7 ligat kryesore në futbollin e grave”, thuhet në reagimin e OKB-së.

“Gjatë Kupës së Botës së Grave 2019, bashkohuni me OKB-në e Grave për të kërkuar paga të barabarta për gratë në sport”, bën thirrje kjo organizatë.

Diskriminimi në paga ka qenë temë e nxehtë gjatë Kupës së Botës së Grave në Francë, derisa 28 futbolliste të ekipit kombëtar të SHBA-së po luftojnë në gjyq me Federatën e Futbollit të SHBA-së.

Ato po kërkojnë t’iu paguhen dëme financiare dhe të ndalen praktikat e diskriminimit në paga.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...