Bota

OKB organizon takimin e parë virtual të Forumit të Dialogut Politik të Libisë

Synimi i përgjithshëm i forumit është që të arrihet konsensus në pikëpamjet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ka organizuar takimin e parë virtual të Forumit të Dialogut Politik të Libisë, për të gjetur një zgjidhje për krizën libiane dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga OKB, thuhet se në mbledhjen virtuale kanë marrë pjesë 75 persona nga mbarë vendi.

Më tej thuhet se synimi i përgjithshëm i forumit është që të arrihet konsensus në pikëpamjet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur.

Takimi virtual është kryesuar nga Zëvendës-Përfaqësuesja Speciale e OKB-së për Libinë, Stephanie Williams, ndërsa pjesëmarrësit shprehën mendimet dhe propozimet e tyre mbi procesin e forumit.

“Ajo që e intereson popullin libian është rezultati i dialogut, jo se kush merr pjesë. Prandaj është e rëndësishme që interesat e larta kombëtare të jenë mbi të gjitha reputacionet”, vlerësoi Williams.

Pas takimit virtual që është takim përgatitor, Forumi i Dialogut Politik të Libisë do të zhvillohet më 9 nëntor në Tunizi.

Postime të ngjashme

200 ditë pa asnjë rast të ri me Covid-19, shteti shembull në luftën me virusin

S.B.

Pavarësisht koronavirusit, Koreja e Veriut përgatitet për paradën ushtarake

admin

The Guardian: Biden-it i duhet vetëm të ruajë avantazhin në dy shtete

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...