Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OKB: Për 11 vite 16.7 miliardë dollarë humbje ekonomike nga pushtimi i Gazës

Zhurnal Ads

Raporti thekson nevojën urgjente për t’i dhënë fund mbylljes së Gazës në mënyrë që njerëzit e saj të mund të tregtojnë në mënyrë të lirë me pjesën tjetër të territorit të pushtuar palestinez dhe me botën

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB), kostoja kumulative ekonomike nga viti 2007 deri në vitin 2018 e pushtimit izraelit në qytetin palestinez Gaza, që ka një nga nivelet më të larta të papunësisë në botë me më shumë se gjysmën e popullsisë së saj që jetojnë në kufirin e varfërisë, vlerësohet 16.7 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) lëshoi një raport të titulluar “Kostot ekonomike të pushtimit izraelit për popullin palestinez: Rripi i Gazës nën mbyllje dhe kufizime”, i cili u përqendrua në kostot vetëm nga mbyllja e zgjatur dhe operacionet ushtarake në Gaza gjatë kësaj periudhe 11-vjeçare.

Raporti vlerëson se kostoja e prodhimit bruto të brendshëm (PBB) e Gazës do të jetë gjashtë herë më e madhe në vitin 2018 ose 107 për qind e PBB-së totale palestineze.

Raporti parashikon se niveli i varfërisë së Gazës në vitin 2017 mund të ishte vetëm 15 për qind pa mbylljen dhe operacionet ushtarake, më shumë se një e katërta e 56 përqindëshit aktual, ndërkohë hendeku i varfërisë mund të ishte 4.2 për qind apo një e pesta e 20 përqindëshit aktual.

Raporti theksoi se që kur grupi palestinez i rezistencës Hamas mori kontrollin e Gazës në qershor të vitit 2007, rreth 2 milionë palestinezë kanë mbetur nën një mbyllje të zgjatur izraelite dhe kufizime të rënda ekonomike dhe të lëvizjes që arrijnë në një bllokadë në zonën prej 365 kilometra katrorë.

Më tej, raporti tha se Rripi i Gazës ka qenë subjekt i tre raundeve të mëdha të armiqësive ushtarake që nga viti 2008.

“Rezultati është pothuajse kolaps i ekonomisë rajonale të Gazës përderisa tregtia është e kufizuar rëndë nga pjesa tjetër e ekonomisë palestineze dhe botës”, tha raporti.

Midis viteve 2007 dhe 2017, niveli i varfërisë në Gaza u rrit nga 40 për qind në 56 për qind, hendeku i varfërisë u rrit nga 14 për qind në 20 për qind dhe kostoja minimale vjetore e eliminimit të varfërisë u katërfishua nga 209 milionë dollarë në 838 milionë dollarë.

“Fakti për Gazën është se e tërë ekonomia është joformale”, tha Richard Kozul-Wright, i cili kryeson divizionin e UNCTAD-it mbi globalizimin dhe strategjitë e zhvillimit.

Ai tha se kjo u përkeqësua nga natyra e bllokadës në Gaza nga Izraelit dhe “ndërhyrjet ushtarake periodike”.

“Informaliteti është një mënyrë e jetesës. Nuk është vetëm një mënyrë në të cilën funksionon ekonomia dhe kjo e bën tepër të vështirë për çdo qeveri të jetë në gjendje të ndërhyjë dhe të zhvendosë gjilpërën në një farë mënyre”, tha Kozul-Wright.

Raporti thekson nevojën urgjente për t’i dhënë fund mbylljes së Gazës në mënyrë që njerëzit e saj të mund të tregtojnë në mënyrë të lirë me pjesën tjetër të territorit të pushtuar palestinez dhe me botën.

Nëse pjesa e Gazës në ekonominë e territorit të pushtuar palestinez do të mbetej e njëjtë si në vitin 2006, PBB-ja e Gazës do të kishte qenë 50 për qind më e lartë se ajo aktualja.

Mahmoud Elkhafif, koordintaori i ndihmës në UNCTAD për popullin palestinez, tha se raporti ofron rekomandime për ta rikthyer Gazën në rrugën e duhur drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

“Këto përfshijnë heqjen e plotë të kufizimeve në hyrjen dhe lëvizjen me Bregun Perëndimor dhe pjesën tjetër të botës. Ai po ashtu rekomandon zhbllokimin e plotë të potencialit ekonomik të Gazës duke investuar në ndërtimin brenda dhe në portet detare dhe aeroportet, si dhe në projektet e ujit dhe të energjisë elektrike”, tha Elkhafif.

Sipas raportit, qeverisë palestineze po ashtu duhet t’i mundësohet të zhvillojë burimet e naftës dhe gazit natyror në brigjet e Gazës./AA/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

T E

Ende lëkundet toka në Kroaci

T E

Shpërthen virusi në Evropë, të dhëna të frikshme nga Gjermania, Franca, Rusia, Spanja…

admin

Vuçiqi miraton ardhjen e gazit ruso-turk në Serbi

Z H

Pandemia globale/ Një vit nga viktima e parë në Wuhan

S.B.

Zbuloi e para koronavirusin, paralajmëron virologia kineze: Pandemi të tilla do të ketë edhe në të ardhmen!

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...