OKB: Po na vijnë informacione të frikshme nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres sot i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet për të “eliminuar kërcënimin terrorist” në Afganistan.

 

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të siguruar që Afganistani të mos përdoret më kurrë si një platformë apo strehë për organizatat terroriste,” tha Guterres në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB -së të mbledhur sot për shkak të krizës në Afganistan.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar të punojnë dhe veprojnë së bashku dhe të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të eliminuar kërcënimin global terrorist në Afganistan dhe për të garantuar respektimin e të drejtave themelore të njeriut në atë vend.

Guterres gjithashtu u bëri thirrje “talebanëve dhe të gjitha palëve që të respektojnë dhe mbrojnë ligjin humanitar ndërkombëtar dhe të drejtat dhe liritë e të gjithë njerëzve” dhe tha se ishte “veçanërisht i shqetësuar për raportet e shkeljeve në rritje të të drejtave të njeriut të grave dhe vajzave afgane”.

“Ne po marrim informacion të frikshëm në lidhje me shkeljet serioze të të drejtave të njeriut në të gjithë vendin,” tha sekretari i Përgjithshëm nga selia e OKB -së në Nju Jork.

Ai shtoi se ditët në vijim ishin “vendimtare”.

“Bota po na shikon. Ne nuk duhet dhe nuk mund t’i lëmë njerëzit e Afganistanit,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz në Afganistan po përpiqen me dëshpërim të largohen nga vendi përmes aeroportit të Kabulit.

Related posts

Ata që janë vaksinuar me Moderna mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë të tretë!

D V

Forca anti-Taleban rimarrin tre distrikte veriore në Afganistan

Redaksia

Vaksinat zvogëlojnë rrezikun nga “koronavirusi i gjatë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More