Agjencia Zhurnal.mk
Bota

OKB: Thellësisht të shqetësuar për grushtin e shtetit në Mianmar

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir, shprehu shqetësimin pas grusht shtetit ushtarak në Mianmar ku u arrestuan figura të larta politike.

“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet në Mianmar. Unë bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të udhëheqësve politikë të ndaluar”, u shpreh Bozkir në Twitter.

Duke theksuar se përpjekjet për të minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës janë të papranueshme, ai shtoi: “Udhëheqësit ushtarakë duhet t’u përmbahen normave demokratike dhe të respektojnë institucionet publike dhe autoritetin civil”.

Grusht shteti dhe gjendje e jashtëzakonshme pas arrestimeve

Në një deklaratë nga organet publikuese të ushtrisë së Mianmarit u konfirmuan pretendimet për grusht shteti pas arrestimeve në orët e mëngjesit.

Bëhet e ditur se vendi ndodhet nën qeverisjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Min Aung Hlaing dhe se grushti i shtetit është bërë mbi pretendimet për mashtrime në zgjedhjet e mbajtura më 8 nëntor 2020.

Pas grusht shtetit ushtria njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Mianmari do të qeveriset me administratë ushtarake për një vit.

Komisioni zgjedhor kishte përgënjeshtruar pretendimet e ushtrisë për mashtrime në zgjedhjet të cilat më 29 janar kanë rezultuar me fitoren e partisë në pushtet të Aung San Suu Kyi.

Ushtria në vend mbështet partinë kryesore në opozitë Partinë e Zhvillimit dhe Solidaritetit për Unitet (USDP).

Postime të ngjashme

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

Shumica e zjarreve në Turqi janë “nën kontroll”

D V

Schmidt merr detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë

D V

Talibanët sulmojnë me raketa Aeroportin e Kandaharit

D V

Greqia përballet me zjarre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...