OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) me shumicë dërrmuese miratoi rezolutën rekomanduese e cila i bën thirrje SHBA-së që t’i japë fund embargos 61 vjeçare ndaj Kubës.

 

Në votimin e zhvilluar për herë të 29-të këtë vit në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, 184 nga 193 vende anëtare të OKB-së votuan në favor të vendimit për t’i dhënë fund embargos ndaj Kubës.

Derisa SHBA-ja dhe Izraeli kanë votuar “kundër” në votim nuk morën pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia dhe Ukraina.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shihen si një mjet që pasqyron vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe ato nuk kanë ndonjë detyrim ose fuqi sanksionuese.

SHBA-ja zbaton ndaj Kubës embargo ekonomike, tregtare dhe financiare që nga 19 tetori 1960 e deri më tani, embargo kjo e cila është regjistruar si më e gjata në historinë moderne./AA

Related posts

Biden: Të pavaksinuarit po rrezikojnë komunitetet

D V

Austri, Presidenti Van der Bellen: Evropa duhet të ndihmojë refugjatët afganë

Redaksia

Epokë e re në marrëdhëniet Izrael-Emirate: Hapet konsullata e parë izraelite në Dubai

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More